Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Në zgjedhjet në Serbi pati frikësim të votuesve e blerje votash

Të dielën në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç thotë se ka fituar. Në anën tjetër nga opozita në Serbi thonë se ka patur shumë parregullsi, blerje votash e “tren bullgar”i.

Madje opozita sot është mbledhur para objektit të komisionit zgjedhor në Beograd, duke kërkuar mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve në Beograd. Shumë prej tyre u futën edhe në grevë urie, duke u zotuar se nuk do të tërhiqen derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

E nga ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi në X është bërë e ditur se Serbia ka votuar, por që sipas OSBE-së, ka patur keqpërdorime të burimeve publike. “Serbia ka votuar, por OSBE raporton keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një vend me status të kandidatit në BE”, thuhet në postimin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Lidhur me zgjedhjet në Serbi ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka shpërndarë postimin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Artikulli paraprakZheji tallet me Berishën: Doktori s’është në një dimension real, jeton në një realitet të krijuar nga ai. Shkëputje tragji-komike
Artikulli tjetërMatura Shtetërore 2024, caktohen data e provimeve