Tritan SHEHU
Mbas presionit te forte e te gjate publik te opozites, Ministria jone e Jashtme nuk perseriti dje ne Asamblene e OKB gabimet tragjike te pak koheve me pare, qe na perplasen disa here me ShBA. Shqiperia dje nuk e voton Rezoluten “Per mbrojtjen e civileve palestineze”, te iniciuar nga Algjeria e Turqia e te kundershtuar nga ShBA.
Ne fakt ajo ishte nje Rezolute e pa balancuar, qe si e tille nuk i sherben stabilitetit e paqes ne ate zone, per te cilen votuan kunder 8 shtete e absenuan 45, nder te cilet edhe vendi yne. Mos vendosja ne ate Rezolute e Amendamentit te propozuar nga ambasadorja Haley, pa dyshim i prishi cdo mundesi ekuilibri dhe pozitiviteti asaj Rezolute.
Edhe fakti qe menjehere mbas kalimit ne Asamble te asaj Rezolute, ajo po perdoret si nje “flamur” fitoreje ndaj ShBA-se prej disa nga mbeshtetesit e saj, tregon qartesisht se sa te drejte kishim e kemi ne si opozite ne qendrimin e kembenguljen, per te ndjekur ShBA ne ceshtjet e sigurise. Sidoqofte eshte e domosdoshme qe tani Ministria e jone e Jashtme keto qendrime si dhe pozicionet e rendesishme te saj, t’i beje menjehere publike, pa qene nevoja te loze “sy mbyllurazi”.