Ministria: Nuk është pompist! Ismaili e pranon vetë: Kam punuar për 5 vite, s’kam turp… (Dokumenti)

Ministria e Shëndetësisë është nxituar të përgënjeshtrojë lajmin ekskluziv të Dosja.al ku u pasqyrua historia e një pompisti, Qazim Kasem Ismaili, i cili iu bashkua grupit të 30 mjekëve për të ndihmuar Italinë. Në një prononcim për Newsbomb.al, Ministria është shprehur se ndaj mjekëve që po ndihmojnë Italinë ka nisur një fushatë denigruese, duke dërguar gjithashtu edhe licensën e Ismailit për infermieri, që po e shikoni edhe në foto.

“Nuk është e vërtetë ca pretendohet. Nuk di pse nis kjo fushatë denigruese kundër atyre që patën kurajon të shkojnë në vijën e parë të sëmundjes,”– shprehet ministria, sipas medias në fjalë.
Dosja.al ka kontaktuar vetë përmes Whatsappit me Qazim Ismailin, i cili pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Duke hedhur kështu poshtë fjalët e ministrisë, Ismaili pranon se ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017,”-tregon ai.

Pra krejtësisht hapur, vetë Qazimi që i është bashkuar grupit të 30 mjekëve e infermierëve për të ndihmuar Italinë ka përgënjeshtruar Ministrinë e Shëndetësisë.
/dosja.al

Exit mobile version