Ministrit Ahmetaj i dihet destinacioni i parave të vjedhura

Basha iu drejtua ashpër ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dje, ndërsa i kujtoi atij skandalet e vjedhjet e parave të shqiptarëve, ndërsa e cilësoi atë si një nga përgjegjësit e krizës ekonomike sot.
Basha tha se, Ahmetaj është ndër emrat më të skeduar dhe të njohur të kancelarive në Europë e SHBA për lidhjet e tij me trafiqet e drogës.
“Qesh ti aty, se si duket s’e ke bandën aq të fortë sa këta këtu. Prandaj qesh, prandaj s’je ministër.
Unë në fakt këtë s’e kisha drejtuar tek ti, (për Arben Ahmetajn), por ti je një nga kryesorët se ti nuk punon me një apo me dy, ti punon me katër banda. Je i skeduar po, po. Qesh. Edhe paratë e dimë se ku i ke çuar. Do të vijë dita shumë shpejt, se vonon dot. Këtu do të jemi, edhe unë, edhe ti, do ta shohim fatin tënd. Ti e disa të tjerë prej këtu. Nuk do të shpëtosh dot kësaj radhe, siç shpëtove herën e kaluar.
Tani, ti heq emrin e Durim Keçit nga Interpoli, drekon me të dhe më thua që të mbaj përgjegjësi. Po si të mbaj unë përgjegjësi?
Ti ia jep bandave të Durrësit OSHEE-në, dhe kërkon të mbaj unë përgjegjësi. Po s’i ta bëj unë këtë?!
Ti bllokon integrimin prej krimit dhe drogës dhe më thua të mbaj përgjegjësi. Çfarë përgjegjësie të mbaj unë kur ti e ke bërë këtë?!
Ti u jep strehë dhe pushtet bandave dhe më thua mua të mbaj përgjegjësi.
Ti po largon mijëra shqiptarë çdo muaj drejt Europës, refugjatë, dhe më thua mua, ti mbaj përgjegjësitë.
Nuk ka institucion dhe media nga Brukseli në Uashington që të mos deklarojë se i ke kthyer 28 mijë kilometër katrorë në një serë gjigante droge, dhe ti më thua mua, mbaj përgjegjësi.
Ti ke rritur taksat.
Ti ke varfëruar vendin.
Ti ke monopolizuar ekonominë.
Ti ke rritur çmimet e konsumit.
Ti ke mbyllur bizneset i ke nxjerrë shqiptarët në rrugë, ke rritur varfërinë dhe papunësinë. Dhe më thua mua mbaj përgjegjësi.
Njerëzit e tu vjedhin nga mëngjesi deri në darkë me prokurimet publike, me koncesionet e fëlliqura, skema të reja të korrupsionit. Ta thotë FMN-ja, ta thonë institucionet partnere: korrupsioni galopant të thotë Departamenti i Shtetit.
Ti më thua pse s’mban përgjegjësi.
Ti shkatërron dhe rrënon çdo shans të një njeriu të ndershëm për të ecur përpara. Sepse ti godet meritën dhe promovon krimin, hajdutërinë, hipokrizinë. Dhe më thua mua mbaj përgjegjësi.
Ti flet për pastrimin e parave si suksesin tëndin. Po mallkuar qoftë Departamenti i Shtetit që thotë se je prapë në listën e zezë për pastrimin e parave. Apo e bëj unë raportin e Departamentit të Shtetit?!
20 familje kriminale, katër klane kriminale.
Ta thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ta ka thënë përpara dhe nëse kam një vërejtje për ambasadorin Lu, është që e hapi gojën pas zgjedhjeve. Por më mirë vonë se kurrë. Por ti nuk je zgjidhja, ti je problemi”, tha Basha.

Artikulli paraprak12 milionë lekë të reja pa TVSH tavani për biznesin e vogël
Artikulli tjetërShkarko Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën