Pas kërkesës së SPAK në muajin prill 2022, drejtuar Ogerta Manastirliut, për informacion mbi tenderët që i ishin dhënë trafikantit Lefter Lamaj, i dënuar 11 vite burg në Itali; firmës së tij “Devis Sh.p.k” nuk iu dhanë më tenderë…
Pas kërkesës së SPAK në muajin prill 2022, drejtuar ish- ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për informacion lidhur me afro 20 milionë Euro tenderë që i ishin dhënë trafikantit Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vite burg në Itali, firmës së tij “Devis Sh.p.k” nuk iu dhanë më tenderë.
Nga frika e prangave të SPAK, Ogerta Manastirliu nxori një urdhër të brendshëm, dhënë qendrave spitalore e krejt spitaleve rajonale, që firma “Devis Sh.p.k” e trafikantit Lefter Lamaj, mbështetur në ligjin e prokurimeve, të mos pranohej në tenderë.
Drejtuesit e spitaleve u çuditën, mbasi Manastirliu u kishte dhënë urdhër t’i jepnin tenderë trafikantit Lefter Lamaj, ngaqë ishte mik i Ilir Beqjes dhe kanë ortakëri ilegale bashkë, duke marrë në total afro 20 milionë Euro shërbime spitalore prej vitit 2013.
Por 2 vite pas ndalimit, ministrja aktuale e shëndetësisë, Albana Koçiu, ka urdhëruar drejtuesit e spitaleve, të rifusin në tenderë firmën “Devis Sh.p.k”, të Lefter Lamajt, i dënuar me burg në Itali si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në trafikim droge e femrash.
Drejtuesit e spitaleve, kanë nisur ta zbatojnë urdhrin e ministres Albana Koçiu; fillimisht drejtoria e spitalit “Sadik Dinçi” në Elbasan, duke i dhënë tender me negocim paraprak, për gjoja shërbim urgjent lavanderie me vlerë afro 120 milionë lekë.
“Pamfleti”, e ka denoncuar shpesh këtë lidhje pazaresh në tenderë shëndetësie, që merrnin Ilir Beqja e trafikanti Lefter Lamaj; pazar të cilin, Ilir Beqja ia la amanet Ogerta Manstirliut, por dhe tani që Ilir Beqja e trafikanti janë në burg, milionat e shëndetësisë, ka nisur t’ia japë ministrja aktuale Albana Koçiu./Pamfleti