Ministrja Balluku infektohet me Covid-19

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është infektuar nga koronavirusi dhe është futur në vetizolim, sipas protokolleve mjekësore.

Lajmin e dha zyrtarisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rrjetet zyrtare.

Sipas njoftimit, “ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, përfundon njoftimi.

Njoftimi në Facebook

auto Screenshot 41603956718

Artikulli paraprakShkolla “Sami Frashëri” e kthyer në gërmadhë, prej 6 muajsh tenderat dështonin një nga një, Veliaj gënjente për arsyet e shembjes
Artikulli tjetërThirrja e mjekut të njohur: Të nderuar kolegë, koha për të folur!