Ministrja e Arsimit takim në Akademinë e Shkencave, ja si përgjigjet kur pyetet për akuzat e plagjiaturës…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila u akuzua që me marrjen e detyrës së kishte bërë një doktoraturë të kopjuar, plagjiaturë, nuk ka mbajtur përgjegjësi për punimin e saj.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme në Akademinë e Shkencave ajo u pyet nga gazetarët për akuzën që i është bërë për një punim plagjiature që është gjetur në punën studimore të ministres.

‘Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u akuzuar për plagjiaturë. Këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Akuza ndaj meje, është bërë për një nga artikujt, punime shkencore që më duhet të them se kur e kam dërguar për botim, ka kaluar në të gjitha bordet e revistës dhe është shqyrtuar prej tyre, e më pas është botuar. Kjo është ajo që mund të them për këtë çështje’, tha zonja Kushi.

Kujtojmë së në ditën e dytë të punës së saj si ministre, studiuesi Vladimir Kola akuzoi ministres Kushi se ka publikuar një artikull shkencor që në 70 përqind të punimit është plagjature.

Kola publikoi një postim në Facebook dhe tha se nga kontrolli i tij në internet rezulton se 70% e artikullit shkencor me titull ‘Political transition, Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania’, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull ‘Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies’, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Exit mobile version