Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur rreth eksperiencave të mëparshme, para se të futej në politikën aktive.
Në intervistën në studio, Shahini është shprehur se, ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh.
“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Besa Shahini.
Më tej në intervistë Çani ka zënë disi të papërgatitur ministren Besa Shahini, të cilës gjatë këtij rrëfimi i konkludoi se është pjesë e George Sorosit, ndërkohë që Shahini u shpreh se është aty falë ekperiencës së saj.
Çani: Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër
Besa Shahini: Unë jam këtu falë eksperiencës time
Çani: Po, ka shumë si puna jote, por i mungon ky kriter, që nuk njohin atë…
Besa Shahini: Ke të drejtë të bësh çdo analizë, por unë nuk pajtohem me të.