Ministrja e Ramës mashtron, Berisha publikon dokumentin e rritjes së çmimit të naftës: Kemi të bëjmë me një grup gangsterësh të rrezikshëm…

Ish-Kryeministrit Berisha ka reaguar pas mashtrimit të bërë nga ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj se, “nuk do të ketë rritje të çmimit të naftës”. Berisha ka publikuar një document të qeverisë ku shkruhet se do të ketë rritje të çmimit të naftës dhe nga kjo rritje do mblidhen 14 milionë dollarë më shumë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndrikull falimenti mashtron pa u skuqur shqiptaret!

Ajo deklaron se nuk rritet çmimi i naftes. Kurse ligji i miratuar thote se nga kjo rritje do mblidhen 14 milione dollare me shume. Naryrisht ndrikulla vet e ka falas!

Meqe minstrja kembenguli qe rritja e çmimit te naftes ishte nje sajese nga Basha; ky dokument tregon qe vertet kemi te bejme me nje grup gangsterresh te rrezikshem dhe mashtruesa ordinere! sb

Qeveria do të vendosë një tarifë të re

Më poshtë do të mundohemi ta shprehim sa më thjeshtë, me një gjuhë tejet të thjeshtë, që ta kuptojë mundësisht kushdo që e lexon.

Qeveria do të vendosë një tarifë të re (taksë të re) mbi çdo litër naftë që blejmë ne dhe konsumojmë. Pra, përveç taksave aktuale, qeveria do të shtojë dhe një taksë të re mbi naftën, thotë ligji. Lekët që do të mblidhen nga kjo tarifë e re, do të përdoren për blerjen e sasisë së rezervës (rreth 300.000 ton naftë/diesel/benzinë etj.) që thuhet në ligj, si dhe për funksionimin e Agjencisë. Pra, ndryshe nga ç’thotë Ministrja në Tëitter, që s’do të ketë rritje taksash, ligji i ri thotë ndryshe – pra, që në fakt do të kemi një taksë shtesë për çdo litër naftë (mbi ato taksa që paguhen aktualisht) dhe këtë e përcakton Pika 1, Nënpika 1.1.

Pika 3., më poshtë përcakton që vlera e kësaj tarife (pra, sa do të jetë taksa shtesë që do të paguhet për një litër) do të vendoset nga Këshilli i Ministrave (Qeveria) çdo vit. Pra, është përcaktuar fakti që do të ketë një tarifë shtesë për çdo litër dhe masa e kësaj tarife (pra, do të jetë 5 lekë, 10 lekë, 20 lekë apo 40 lekë për litër) do ta vendosë qeveria çdo vit, bazuar në nevojat që ata kanë për fonde (për lekë).

Tek neni 8 më poshtë ligji thotë që kjo tarifë do të paguhet në doganë nga kompanitë e importit të naftës. Dhe, rrjedhimisht, kompanitë, pasi ta paguajnë, do ta fusin tarifën (taksën) shtesë në çmimin e shitjes që do ta shesin naftën nëpër pikat e karburantit. Pra, nëse tarifa do të jetë (për shembull)10 lekë/ltr për vitin 2020. Kompanitë që sjellin naftë nga jashtë ose e blenë atë tek Armo për ta shitur në Shqipëri, do të paguajnë në llogari të doganës një vlerë prej 10 lekësh për çdo litër të blerë ose të sjellë në port.
Ky 10 lekësh më pas, së bashku me TVSH 2 lek (20% e 10 lekshit), që së bashku bëjnë 12 lekë, do t’i shtohen çmimit aktual. Pra, nëse çmimi sot është 180 lekë/ltr, nëse tarifa për vitin tjetër nga KM do të jetë 10 lekë/ltr, çmimi i naftës në karburant do të shkojë minimalisht 192 lekë/ltr (sepse mund të rritet edhe pak më shumë). Nëse tarifa do të jetë 20 lekë/ltr, çmimi do të shkojë 204 lekë/ltr (180+24)”.

66488242 1319375331556704 4768296391648739328 n

Exit mobile version