Ministrja si menaxhere për punësime…

Orjola PAMPURI

Mendoni ne nje vend tjeter te Europes, te hapni faqen e ministres, dhe aty te gjeni oferta per pune per mjeket, infermieret, sanitaret apo dhe personel tjeter shendetesor. Besoj qe nuk do keni nje shans te tille, pervec Shqiperise, ku mjeket ftohen te punesohen nga ministrja, duke paraqitur nje rast flagrant te centralizimit te plote te sistemit.

Ne fakt ate qe mjeket presin ata qe jane ne sistem dhe ata qe presin te behen pjese e sistemit, jane pikerisht alternativat dhe politikat qe ofrohen per motivimin e mjekeve nga rritja e pagave deri tek permiresimi i kushteve te punes, dhe ketu nuk e kam fjalen per fasada, mure, tulla, por per plotesimin me medikamente, shtreter dhe instrumenta te tjere te nevojshem qe i nevojiten nje mjeku per te ndertuar punen e tij dhe per te patur sukses ne marrdhenie me pacientin dhe te kete eficence ne sherbim.

Por si mund te flasim per keto kur kemi rastin konkret spitalin e infektivit, ne QSUT, ku here pas here brenda nje jave ka mungese kitesh dhe filmash per grafi, dhe pacientet jane te detyruar te sorollaten, ku urgjenca e ketij spitali ka aq pak shtreter sa nuk permbush nevojat e flukseve te herepashershme. Mora shembull infektivin, por probleme te tilla ka ne te gjitha pavionet e QSUT.

Nderkohe qe nese ministrja apo drejtoret rreth saj se bashku me menaxherin e vjedhjeve Edi Ramen nuk do te conin parate per check-up, apo sterilizim, apo koncesione e PPP te tjera, situata ne sistemin shendetesor nuk do te ishte kjo.

Sot mjeket i sheh ose te frustruar e rrjedhimisht te pamotivuar per te punuar, ose duke aplikuar per tu larguar. Ky eshte realiteti i trishte te cilen na e serviren keto 6 vite, mashtruesit me te medhenj te ketij vendi.

71031083 10215259014088662 3199038083265724416 n

Exit mobile version