Nga Tritan SHEHU
Miopia qeverisese po i nxjerr qytetaret ne grupe duke rrezikuar rende! Pamjet e së dielës se Tranes jane jo vetem shqetesuese, por te rrezikeshme. Mijëra qytetare qe detyrohen nga paaftesia e atyre qe qeverisin te shetisin ne nje rruge te ngushte mbi Digen e Liqenit Articial, sepse te gjitha ambjentet e tjera, parqet, levizja drejt hapesirave qofte atyre te Dajtit, bregdetit, etj jane te mbyllura!!!
Kthehuni rreth nje vit me pare ne nje te diele si kjo pa virusin, Tirana ishte pothuajse bosh se banoret ishin larguar, shperndare ne hapesira te ndyshme, pa dendesi midis tyre, ndersa sot me virusin ishin ngjitur-ngjitur!!!
Disa jave me pare, ne menyren me absurde, banoret i detyruan te “shypeshin” me njeri tjeterin ne dyqanet, se çdo mundesi u ngushtua ne intervalin e vetem 60-90 minutash.
Tashti, ne vend qe te shfrytezohen per te ulur dendesine hapesirat e Shqiperise per popullesine e vogel te saj, kushtet tona klimaterike te favoreshme per te luftuar virusin e rritur imunitetin, pa dyshim nen rregulla adeguate kjo, po i detyrojne banoret ose te arrijne dendesi te frikeshme ne menyre kaotike, ose te rrezikohen ne ambjetet e mbyllura familjare, qe sot po akuzohen shume.
Dhe e gjithe kjo kuturru, pa asnje mbrojtje, pa asnje mundesi edhe per maskat e domosdoshme; pa asnje politike testimesh e rritje te tyre per te njohur realitetin, duke i rrezikuar keshtu njerezit seriozisht.
Papergjegjeshmeri e amatorizem tejet i rrezikshem ky nga Qeveria e institucionet e saj, qe u duhet thene mjaft!!