Miqësore Shqipëri-Bosnje më 28 mars

Federata shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në “Elbasan Arena” kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjes. Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë më 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë më 28 mars, ku skuadra e De Biazit do të presë në një takim miqësor Bosnjen. Gjithçka është zyrtare dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësor me skuadrën e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.

Exit mobile version