“Miratoni Reformën Zgjedhore para zgjedhjeve të parlamentare”- Apeli i ambasadorit të Britanisë së Madhe: Në debat të përfshihen…

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith ka bërë thirrje për miratim të Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Apeli erdhi pas një takimi të zhvilluar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku i konfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin.

Ambasdori ka theksuar se ne Reformen Zgjedhore te përfshihen rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin. Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha perspektivat politike duhet të përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”
, thuhet ne njoftimin e ambasades britanike.

Artikulli paraprakPD, Kulluri: McGonigal bashkon sërish Ramën dhe Berishën kundër Bashës
Artikulli tjetërArmiku kryesor i të ushqyerit shëndetshëm! Tri gjërat që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri