I intervistuar nga portali belg “sportmagazine.be”, Radja Nainggolan ka folur për lidhjen e tij speciale me Romën, duke rrëfyer edhe opsionet dhe shanset e refuzuara për t’u larguar nga verdhekuqtë. “Pasioni im për Romën është i lidhur me shumë gjëra. Që kur jam bërë profesionist, kam luajtur vetëm në tre klube në 14 vjet. Nuk ndjej nevojën të largohem, në titull në 10 vite me Romën do të ishin më të bukur në sytë e mi, se sa një titull çdo vit me Juventus”, deklaroi Nainggolan. “Kam qenë shumë pranë transferimit te Chelsea, por edhe afër skuadrave të tjera. Por, që të shkoj gjëkundi tjetër, një kulturë tjetër, një stil jetese të ndryshëm në moshën 28, 29-vjeçare, nuk bën për mua. Preferoj të qëndroj aty ku ndihem mirë. Nëse paratë do të ishin motivimi im kryesor, do të kisha ndryshuar klub shumë herë dhe rroga ime do të ishte rritur po aq herë. Motivacioni im kryesor është që të jetoj mirë. Së pari duhet të jesh i lumtur dhe duhet të jesh i lumtur aty ku luan”, deklaroi mesfushori lider i Romës, Nainggolan, në lidhje me motivet pse nuk është larguar nga verdhekuqtë, pavarësisht interesimit dhe ofertave të shumta nga jashtë. “Këtu te Roma i kam që të dyja. Gjithçka është e përshtatur në mënyrë perfekte. Familja ime ndihet shumë mirë këtu. Ka shumë restorante të mira dhe është bukur të bësh blerje. Nëse të vizitojnë familja ose miqtë, mund t’i shëtisësh kudo. Unë bëj pjesë në klub. Tifozët janë me mua. Kam dhënë shumë në fushë dhe kam fituar respektin për këtë. Si futbollist, kjo është një prej gjërave më të mira që mund të arrish. Jam rritur në Anversa, por u bëra burrë në Itali. E shoh veten te Roma edhe për vitet e ardhshme”, u shpreh Nainggolan.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...