Mirë se vini Sekretari Blinken!

Nga Taulanda Jupi

Ne shqiptarët, përtej gjuhës dhe kodit të komunikimit të diplomacisë dhe politikës, kemi edhe një kod tjetër komunkimi që në Shqipëri e njohim si BESA, kodi i nderit mbrujtur thellë në rrënjët dhe kulturën tonë, mbi të cilin ndërtojmë marrëdhëniet me miqtë tanë të më vyer dhe i nderojmë ata.

Dhe ju Z.Blinken e Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeni miq të çmuar të kombit shqiptar.

Shqipëria po jeton ditë të errëta, shumë të vështira, ndoshta më të vështirat në historinë postkomuniste, ndaj vizita juaj sot në Tiranë për shqiptarët është një ditë shprese dhe konfirmimi se JU dhe SHBA jeni në krah të së ardhmes të Shqipërisë, është një ditë shprese sepse shqiptarët kuptojnë që JU nuk na braktisni kurrë në përpjekjen tonë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një shtet që respekton të drejtat themelore të individit dhe një demokraci funksionale që fillon nga zgjedhje të lira e të ndershme.

Ashtu si çdo shqiptar i ndershëm edhe unë besoj se rruga e së vërtetës është e vështirë por kurrë e pamundur, ndaj e kam zgjedhur atë si detyrim dhe përgjegjësi për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë dhe demokratik për brezat që vijnë dhe si çdo shqiptar i ndershëm edhe unë kam vënë BESË-n time tek udhërrëfimi dhe mbështetja juaj si miqtë dhe aletët tanë të vyer.

Edhe në ditë të errëta, BESA është kodi ynë i nderit, i përkushtimit, i besimit të ndërsjelltë, është kodi ynë i mikpritjes rrënjosur thellë në kulturën e kombit tonë, ndaj

Mirë se vini Sekretari Blinken!

Exit mobile version