Mirela Karabina denoncon abuzimet me shkollën “Kostandin Kristoforidhi”: “Nxënësit në mjerim, pushteti bën fushatë!”

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar ndaj propagandës qeveritare lidhur me shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, duke e cilësuar një rast tipik të abuzimit politik dhe korrupsionit institucional.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karabina ka akuzuar ministren e arsimit Ogerta Manasterliu, kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja dhe vetë kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe shfrytëzim të shkollës në funksion të fushatës elektorale.

Ajo thekson se shkolla, e cila duhej të kishte përfunduar që në qershor të vitit 2023, është ende e papërfunduar dhe nxënësit detyrohen të ndjekin mësimin në kushte të mjerueshme, pa ujë dhe drita, në orare të reduktuara.

Karabina nënvizon se pak ditë më parë, SPAK ka nisur hetime në lidhje me tenderin e kësaj shkolle, i cili sipas saj është fituar në mënyrë të paligjshme nga kompania “Bajrami N”, që nuk përmbushte kriteret.

Reagimi i plotë i Mirela Karabinës:

Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, si tabelë qitjeje.
E inspektuar dhe e lavdëruar disa herë nga Rama, kryetari Bashkisë Llatja dhe ministrja e arsimit, tashmë ka arritur kulmi, shkolla gati për fushatë thotë Manasterliu në Facebook.
Megjithëse nxënësit e dinin që do ndodhte në 14 mars, por jo, tha njëri prej tyre, do të bëhet tani për fushatë.
Turp e neveri!
Askush nuk jep llogari që shkolla duhej të ishte mbaruar që më qershor 2023-it, dhe nxënësit bëjnë mësim pasdite me orar të reduktuar në kushte mizerje, pa ujë e drita.
Para pak ditësh SPAK zbarkoi në Elbasan, dhe në firmën që e fitoi tenderin korruptiv për shkollën, i cili nuk i plotësonte kriteret “Bajrami N”.
E keqja është kthyer në normalitet!
Pa u skuqur dhe zverdhur nga mashtrimi dhe gënjeshtra, ministrja Manasterliu na paraqit shkollën sot, në fund të vitit shkollor, se po pret nxënësit.
Ky pushtet i korruptuar nuk kurseu askënd, por me të rinjtë aktet e tyre janë kriminale, pasi ia rrënuan arsimin dhe i treguan vetëm largimin nga vendi.
Dhe duan votë këta si Manasterliu dhe deputetë e zyrtarë të Bashkisë Elbasan?!
Në 11 maj ka vetëm një alternativë shpëtimi, Koalicioni Euroatlantik që me programin e tij i kthen shpresën rinisë përmes trajnimit, mirëedukimit dhe punësimit.
Dhe, vota kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës.

O me Shqipërinë, o me Edi Ramën!

#Voto4 #KoalicioniEuroatlantik
#VotoMirelaKarabina
#ShqiperiaMeritonMeShume

Exit mobile version