Mirela Karabina denoncon kushtet skandaloze të tregut qendror në Elbasan: “Europa nuk fillon me baltë e plehra”

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kandidatë të ndryshëm po paraqesin shqetësimet e qytetarëve dhe prioritetet e tyre politike. Një reagim i fortë vjen nga Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, e cila në një postim në profilin e saj në Facebook ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të tregut qendror ushqimor në qytet.

Sipas saj, në mes të qytetit, vetëm disa metra larg Bashkisë, zhvillohet çdo ditë një treg ushqimor në kushte të papranueshme për një vend që synon integrimin europian. Ajo thekson se ushqimet ekspozohen mes baltës, plehrave, minjve dhe rrezikut të vazhdueshëm për shëndetin e qytetarëve – një realitet që sfidon çdo standard higjienik dhe çdo ndjenjë dinjiteti.

Karabina nuk kursen kritikat ndaj përfaqësuesve aktualë të mazhorancës, duke përmendur kandidaturat në zonë të ministrit të Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, deputetëve në disa legjislatura, mjekëve dhe nënkryetares së Bashkisë. Sipas saj, këta përfaqësues kanë heshtur përballë këtij realiteti, duke u distancuar nga shqetësimet reale të qytetarëve.

Ajo thekson se “Europa nuk fillon me premtime boshe”, por me respekt për qytetarin, me tregje të pastra, me ushqim të sigurtë dhe përfaqësues që flasin kur duhet, jo vetëm gjatë fushatës elektorale.

Në vijim të reagimit të saj, Karabina e konsideron Koalicionin Euroatlantik si alternativën që kthen Elbasanin në shinat e normalitetit, duke mbështetur sipërmarrjen e ndershme dhe duke investuar në infrastrukturë për tregje që respektojnë standardet higjieno-sanitare.

Ajo e mbyll postimin me një thirrje të drejtpërdrejtë: më 11 maj votoni për Elbasanin, votoni për Shqipërinë – jo për Edi Ramën.

Postimi i plotë i Mirela Karabinës në Facebook:

Markata qendrore në Elbasan, kur “Pasaporta për në Europë” fillon me baltë, plehra, minj dhe shpërfillje ndaj qytetarit

Në qendër të Elbasanit, disa metra larg Bashkisë, nën sytë e pushtetit vendor, zhvillohet çdo ditë një treg ushqimor në kushte skandaloze, pa asnjë standard higjienik, me ushqime të ekspozuara mes baltës, mbetjeve, minjve dhe rrezikut për shëndetin e qytetarëve. Kjo është panorama e vërtetë që i ofrohet qytetarëve në vend të premtimeve për “standarde europiane”.

Ironia është se kandidat për deputet në këtë zonë është ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku. Por ai nuk është i vetmi. Në listë janë deputetë në disa legjislatura, mjeke, madje edhe nënkryetarja aktuale e Bashkisë Elbasan.
A nuk e kanë parë këtë realitet?
Apo nuk kanë ndjeshmëri për shëndetin publik e për dinjitetin njerëzor?

Këta janë përfaqësues të një pushteti që kërkon votën me premtimin “pasaportë për në Europë”, por në realitet nuk siguron dot as kushtet minimale të jetesës në një treg ushqimor publik.

Europa nuk fillon me premtime boshe. Fillon me respekt për qytetarin, me tregje të pastra, me ushqim të sigurtë dhe me përfaqësues që flasin kur duhet, jo vetëm kur duan një karrike në Parlament.

Para se Elbasani të jetë europian apo madhështor duhet të jetë normal!

Dhe po, Elbasani do eci para por jo me me qeverinë më të korruptuar në 113 vjet shtet dhe me Edi Ramën.

Alternativa është Koalicioni Euroatlantik i cili me programin e tij kthen Elbasanin në shinat e normalitetit dhe konkretisht duke mbështetur sipërmarrjen e ndershme dhe duke investuar në infrastrukturë për një treg dhe jo vetëm, me kushte higjeno-sanitare, që jeta e qytetarëve mos jetë në rrezik.

Elbasani nuk është spektakël fushate. Elbasani është qytet i njerëzve me dinjitet.

Në 11 maj votoni për Elbasanin, votoni për Shqipërinë dhe jo Edi Ramën.

Elbasani meriton më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.

#Voto4 #koalicionieuroatlantik
#MirelaKarabina
#shqipëriameritonmëshumë
#elbasanimeritonmëshumë

Artikulli paraprak“Një komb që nderon artin, nderon veten”, Basha: Koalicioni Euroatlantik mbështetje reale për kulturën, 50 milionë euro për artin, 1 milion për artistët e rinj
Artikulli tjetër“Trekëndëshi i Artit si Antidot ndaj Trekëndëshit të Bermudës” – Eljan Kasa godet klasën e vjetër politike