Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka zhvilluar sot një sërë takimesh në qendër të qytetit, ku është ndalur për të biseduar nga afër me gra artizane dhe pensionistë. Në një reagim emocional në rrjetet sociale, Karabina ka ndarë shqetësimet që i janë adresuar nga qytetarët.
Ajo përshkruan realitetin e vështirë ekonomik me të cilin përballen shumë familje, sidomos gratë që punojnë me duar dhe pensionistët që vështirë e përballojnë jetesën me të ardhurat aktuale.
“Mbajmë familjen, por puna ka rënë fare,” i kanë thënë disa gra që bëjnë punë artistike.
“Pensioni nuk del as për ilaçe,” u shpreh një ish-punonjës i metalurgjikut, duke shprehur zhgënjimin e thellë ndaj politikës së deritanishme.
Mesazhi i përsëritur nga qytetarët ishte i qartë: duan ndryshim, duan të jetojnë me dinjitet dhe të mos i mposhtë më errësira.
Postimi i plotë i Mirela Karabinës:
Sot në qendër të qytetit në takime me gra duararta që bëjnë punë artistike por që kanë nevojë për mbështetje.
Mbajmë familjen, thanë, ka rënë puna fare.
Ndërsa pensionistët duke u kavardis me pensionin 138 mijë lekë, tha një ish punonjës i metalurgjikut.
Do ta japim votën, më thanë, i besuam këtij të gjatit, edhe të tjerëve, por jemi lënë në mëshirë të fatit.
Pensioni nuk del as për ilaçe, duam ndryshim tani, nuk ka më.
Të gjithë të njëjtat qëndrime.
Duan të jetojnë normal, duan ndryshim që qytetin mos e mundtë errësira.
Elbasani meriton dinjitet
❤️ #besoteshqiperia
#koalicionieuroatlantik #voto4
#mirelakarabina
#shqiperiameritonmeshume