Mirela Karabina: Elbasani po digjet, ndërsa ministrat dhe deputetët krihen siç do Rama

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të forta ndaj hapjes së fushatës së Partisë Socialiste në këtë qytet, duke e cilësuar atë si një “tallje të madhe me qytetarët” dhe si një reflektim të gjendjes së rënduar të qytetit nën drejtimin e mazhorancës.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Karabina vë në dukje kontrastin mes performancës festive të deputetëve dhe ministrave të PS-së dhe realitetit të zymtë që, sipas saj, po përjetojnë qytetarët e Elbasanit: papunësi, emigrim i të rinjve, rënie e numrit të nxënësve, ndotje mjedisore, infrastrukturë të shkatërruar dhe një administratë publike tërësisht të politizuar.

Ajo nënvizon se, përkundër premtimeve të pafundme, qyteti vazhdon të përballet me probleme kronike, si mungesa e ujit të pijshëm 24 orë në ditë, ndihma e papërfillshme për shtresat në nevojë dhe një rritje alarmante të sëmundjeve të rënda për shkak të ndotjes së ajrit.

“Elbasani i qytetërimit dhe kulturës nuk meriton këtë përdhosje,” thekson Karabina, duke u bërë thirrje qytetarëve të reagojnë përmes votës në 11 maj dhe të ndëshkojnë “palo politikanët e korruptuar që përfaqësojnë qeverinë më të korruptuar në historinë moderne të Shqipërisë.”

Deklarata e plotë e Mirela Karabinës:

Elbasani po digjet, por ministra e deputetë krihen, si ia do Rama.

Hapja e fushatës së PS-së me kërcim tallava të kandidatëve për deputetë të Elbasanit me tundje e shkundje, ishte jo vetëm turp por dhe tallje e madhe me qytetarët e Elbasanit.

Panorama e qytetit të Elbasanit në këtë kohë fushatë është tejet tronditëse dhe e zymtë: papunësi e lartë dhe largim masiv të të rinjve, 500 nxënës më pak këtë vit shkollor e mbyllje masive programesh në universitet; një infrastrukturë rrugore e shkatërruar që ka ndikuar në jetën dhe koston ekonomike të qytetarëve, qyteti mbytyr në pluhur e baltë; siguria e jetës nga ndotja e lartë në rrezik të vazhdueshëm, numri i sëmundjeve tumorale dhe rrugëve të frymëmarrjes në rritje për shkak të tymin pa filtra të “KURUM”, Raffineria e naftës dhe inceranatori; kanalizimet dhe sistemi hidrik i shkallmuar në gjithë qytetin duke pritur 35 vjet për ujë 24 orë në ditë; me një administratë publike tejet të politizuar dhe pa integritet duke e përdhosur e keqpërdorur në fushatë; dhe mbështetja e ndihma për të moshuarit dhe invalidët është e papërfillshëm dhe mjerane.

Dhe përgjegjësit e kësaj situate në Elbasan, 12 vjet në qeveri dhe 17 vjet në bashki, në vend të japin llogari për këtë gjendje të rëndë të qytetit dhe qytetarëve, tallen.

Sa turp!

Elbasani i qytetërimit të hershëm dhe kulturës e historisë, i gjuhëtarëve dhe patriotëve nuk meriton këtë përdhosje dhe përfaqësim të tillë kaq mediokër dhe të korruptuar.

Elbasanllinjtë e kanë një mekanizëm për ta ndaluar talljen me verfërinë dhe dinjitetin e tyre, votën në 11 maj.

Vota kundër dhe përçmimi ndaj këtyre palo politikanëve me Edi Ramën në krye, të cilët përfaqësojnë qeverinë më të korruptuar në 113 vjet shtet shqiptar dhe vetë janë subjekt në SPAK, është shërbimi më i mirë që do të bëjnë për veten e tyre, fëmijët dhe vendin.

Dhe këtë herë, elbasanllinjtë do ta bëjnë këtë.

#Voto4 #KoalicioniEuroatlantik
#MirelaKarabina #Elbasani
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Artikulli paraprakNeli Demi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë: “Sulmi i paemër është nënshkrimi i frikës”
Artikulli tjetërGjermanët “gozhdojnë” Ramën, dokumentar për Shqipërinë: Lidhjet me drogën dhe mafien, deri në nivelet më të larta të qeverisë