Mirela Karabina: Fillimi i ri shkollor po përdoret për politikë nga politikanët

Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, shprehet se edhe dita e parë e shkollës nga politikanët po përdoret për politikë. Sipas saj, i tillë është rasti i ish-ministres Evis Kushi që ka qenë në një shkollë profesionale në Elbasan, të cilës duhet t’i japin shpjegim një njeriu politik pa një lidhje aktuale me arsimin.

Karabina gjithashtu thotë se në një ditë si kjo, kryeministri, ministra e ish ministra arsimi duhet të ndihen të turpëruar dhe t’i kërkojnë falje publike nxënësve, mësuesvë, prindërve dhe gjithë shoqërisë sepse kanë mbyllur 295 shkolla dhe janë 180 nxënës më pak në arsimin parauniversitar që nga 2013-ta.

Reagimi i plotë i Mirela Karabina:

Përdorimi politik i shkollës dhe rrënimi i saj nuk kanë të ndalur.
Në ditën e parë të shkollës kryeministri, ministra e ish ministra arsimi duhet të ndihen të turpëruar dhe t’i kërkojnë falje publike nxënësve, mësuesvë, prindërve dhe gjithë shoqërisë sepse e kanë renditur Shqipërinë të fundit në botë për të menduarin krijues (PISA 2022), kanë mbyllur 295 shkolla (INSTAT), 180 nxënës më pak në arsimin parauniversitar nga 2013-ta.
Kjo është gjendja e arsimit sot!
Jo vetëm që nuk e bëjnë, por përdorin shkollën hapur fare për fushatë elektorale që siç dhe duket në Elbasan ka filluar.
Ish minstrja e arsimit sot ka vizituar një shkollë në Elbasan.
Me çfarë statusi shkon Evis Kushi në një shkollë profesionale, e cila në ditën e saj të parë i duhet të presë e t’i japë shpjegime një njeriu politik pa një lidhje aktuale me arsimin?
Arroganca qeverisëse nuk ka brirë, përdor çdo gjë për pushtetin, nuk ka kursyer as fëmijë e as nxënësit e shkollës në këto 12 vjet.

FB IMG 1725888630092

Exit mobile version