Mirela Karabina i përgjigjet akuzave të Jozefina Topallit: Si ka mundësi që Basha akuzohet për pazare me Ramën, ndërkohë Topalli dhe Berisha pasurohen përmes lejeve të ndërtimit?

Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka reaguar pas akuzave të Jozefina Topallit ndaj Lulzim Bashës. Në një postim në facebook, Karabina shkruan se të të gjithë e dinë se kush ka bashkëpunuar me Ramën, e di e gjithë Shkodra dhe se kush ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e familjes së saj, e di çdo qytetar i Shkodrës dhe i Shqipërisë.

Në reagimin e saj, Karabina shkruan se Topalli bashkëpunon me Benet Becin në Shkodër. Ajo më tej ngre pyetjen se si ka mundësi që Basha akuzohet për pazare me Ramën, ndërkohë që ata që janë pasuruar përmes lejeve të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme janë Berisha dhe Topalli?

“Shkodranët dhe shqiptarët janë një popull i mençur, që i njeh mirë këto bëma e gjëma, prandaj të kanë dënuar duke të degdisur larg,” përfundon deklarata.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina:

Se kush ka bashkëpunuar me Ramën, e di e gjithë Shkodra.
Se kush ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e familjes së saj, e di çdo qytetar i Shkodrës dhe i Shqipërisë, të cilët ende kërkojnë pronat e tyre.

A do t’u tregojë Jozefina Topalli shkodranëve për bashkëpunimin e saj me Benet Becin?

Si ka mundësi që Basha akuzohet për pazare me Ramën, ndërkohë që ata që janë pasuruar përmes lejeve të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme janë Berisha dhe Topalli?

Shkodranët dhe shqiptarët janë një popull i mençur, që i njeh mirë këto bëma e gjëma, prandaj të kanë dënuar duke të degdisur larg.

#DemokratëtEuroatlantikë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Exit mobile version