Nga Mirela Karabina
Me një urim në rrjetin social Facebook në këtë ditë të arsimit, Edi Rama uron përmes propagandës së “laboratorëve inteligjentë”.
Mashtrim publik i përsëritur!
Në fakt, në kohën e revolucionit industrial 5.0, inteligjencës artificale, robotikës apo gjenetikës shkollat tona, fatkeqësisht, janë ende te mungesa e ajrit, hapsirës, ujit dhe ngrohjes.
Dhe ende sukses i madh më 2025-ën na paraqitet tulla e llaçi duke shembur çdo shkollë, gllabëruar oborret për metër ndërtim dhe ndërtimi tyre me mendësi komuniste, si kazerma ushtarake ku hapsira për arsimim dhe edukim është vetëm klasa e mbipopulluar me nxënës.
Dhe si për ironi, Rama uron sot fëmijët me premtime për “inteligjencën artificilae” kur aftësimin digjital të tyre e bëjnë vetë prindërit!
Pasi Rama dhe qeveria e tij nuk sigurojnë në shkolla as rrjet interneti e jo më pasjisje smart.
Në një fillim viti shkollor, më 2021-in në shkollën “Jorenim De Rada” Tiranë ku propagandonte ndëtimin e 100 laboratorëbve smart në gjithë vendin, klasa ku Rama bënte propagandën ishte e ndarë në gjysmë, edhe pse ishin fëmijë të klasës së parë, gjysma e nxënësve do të vinte pasdite për mësim pasi laptop-ët nuk ishin për gjithë klasën.
Edhe më 2015-ën nga gjimnazi i shembur barabrisht “Sami Frashëri” Tiranë, ku inaguronte një klasë inteligjente që më pas u hodh në erë bashkë me shkollën, do të premtonte se deri më 2018-ën të gjithë gjimnazet do pajiseshin me këto klasa. Ai theksoi se “deri në vitin 2018 çdo klasë gjimnazi në Shqipëri do të pajisej me tablete. Jam i bindur që me përfundimin e këtij projekti në tre vitet e ardhshme, ne do të kemi mundësinë të themi se jemi në kushtet e një transformimi të pa ndodhur më parë, përmes të cilit pa asnjë dyshim do të kemi mundësi të shohim më tutje dhe të sjellim transformime, që sot mbase as që mund t’i imagjinojmë”.
Por, jo vetëm që nuk u ndërtuan klasa të tilla, por dhe 60 klasat inteligjente të ngritura në gjithë Shqipërinë asokohe nuk funksionuan ndonjëhere.
Pandemia Covid 2019 zhveshi propagandën dhe korrupsionin e Ramës dhe shpurës së korruptuar të tij, 3,5 milion dollarë për tableta për digjitalizim të procesit mësimor ishin zhdukur dhe laboratorët apo mjetet smart nuk ekzistonin.
Dhe kjo kushtoi në boshllëk në njohuri të fëmijëve shqiptarë me pasoja të parikuperueshme, sepse Rama dhe qeveria e tij nuk siguruan dot mësimin online për shkak të mungesës së infrastrukturës digjitale dhe nuk hartuan asnjë program më pas apo strategji vepruese për të ndihmuar fëmijët.
E sot në ditën Botërore të Arsimit, Edi Rama më mirë të heshtë!
Gërmadhat që po lë me shkatërrimin e arsimit do t’i kushtojnë gjatë shoqërisë dhe zhvillimit të vendit.
Dhe këtë e realizoi, fatkeqësisht, më së miri përmes propagandës dhe mashtrimit.