Mirela Karabina në Elbasan: “Pistë Formula 1? Fillimisht riktheni trenin!”

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka reaguar me tone kritike ndaj deklaratave të fundit të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka përmendur ndërtimin e një piste Formula 1 në qytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karabina e ka cilësuar këtë premtim si “propagandë të pastër” dhe një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga problemet reale që përballen qytetarët e Elbasanit.

Karabina vë në dukje kontrastin e thellë mes realitetit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike të lëna në harresë dhe projekteve “madhështore” të përmendura nga qeveria. Ajo e konsideron stacionin e trenit në Elbasan si simbol të dështimit dhe papërgjegjshmërisë shtetërore, duke theksuar se shërbimi hekurudhor është jashtë funksionit prej vitesh për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

Sipas saj, përpara se të flitet për pista luksoze, Elbasanit i nevojitet rikonstruksioni i linjës hekurudhore si një formë moderne, ekonomike dhe ekologjike e transportit që do t’i shërbente si qytetarëve, ashtu edhe bizneseve.

Në përmbyllje, Karabina i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të zgjedhin Koalicionin Euroatlantik si një alternativë për një Shqipëri të drejtë dhe funksionale.

Postimi i plotë i Mirela Karabinës në rrjetet sociale:

“Një kontrast mes infrastrukturës së linjës hekurudhore, rrugëve dhe shërbimeve publike në Elbasan, si prioritete të lëna në degradim, dhe premtimeve boshe ‘madhështore’ të Edi Ramës.

Stacioni i trenit, shërbimi hekurudhor në Elbasan prej vitesh është jashtë funksionit dhe në degradim për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.
Ndërkohë Edi Rama flet për një pistë Formula 1 në Elbasan, midis Krastës së Vogël dhe Krastës së Madhe, një tallje e propagandë e pastër si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të jetës së qytetarëve, dështimeve të qeverisë dhe korrupsionit galopant si një manovër politike në këtë vit elektoral.
Një pistë Formula 1 kërkon investime të mëdha, standarde shumë të larta dhe një ekonomi të fuqishme dhe investime në mirëmbajtje.
Edi Rama me qeverinë e tij nuk i përmbushin dot këto kritere.
Por në vend të premtimit ‘madhështor të shpejtësisë elektorale’, Rama do të duhej të investonte njëherë në shërbimin hekurudhor të qytetit më të varfër sepse shërbimi hekurudhor:

është një nga mënyrat më të qëndrueshme dhe efikase të transportit;

Elbasani është një qytet në zemër të vendit dhe do krijohej lidhja me qytetet e tjera, sidomos me Tiranën, Durrësin dhe Pogradecin;

do të mundësonte uljen e trafikut rrugor, autobuzët dhe makinat e shumta shkaktojnë trafik dhe ndotje të lartë;

është një transport më i lirë dhe ekologjik – treni është më ekonomik dhe më pak ndotës se makinat dhe autobusët;

do të lehtësonte transportin e mallrave – bizneset dhe industritë do të përfitonin nga një linjë funksionale hekurudhore.
Lënia në harresë e hekurudhës së Elbasanit por jo vetëm dëmton zhvillimin dhe perspektivën.
Në vend të propagandës, rikonstruksioni i linjës hekurudhore dhe rifillimi i shërbimeve të trenit për qytetarët do të ishte shërbim më i mirë ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Ndaj në 11 maj, zgjidhni Koalicionin Euroatlantik.
Zgjidhni mes Shqipërisë dhe Edi Ramës.
Shqipërinë e shqiptarëve dhe jo të zuzarëve.”

#shqipëriameritonmëshumë
#elbasanimeritonmëshumë
#koalicionieuroatlantik

Artikulli paraprakJoni Myshketa: “Shfaqja e qeverisë në hapje të fushatës, një cirk i shëmtuar – Shqipëria po boshatiset!”
Artikulli tjetërPse befasohemi nga dhuna?