Mirela Karabina: Nuk ndalet Rama, kërkon të gjejë “degë ku të varet”, kërkon tani dhe Ditën e Alfabetit

Nga Mirela Karabina

Ditën e unitetit kombëtar përmes Alfabetit, Edi Rama me propagandën e tij veç e përdhos, e bën pis. Analogjia që përpëlitet të përdorë me 22 Dhjetorin e 1908-ës, Kuvendin e unitetit kombëtar të Alfabetit me këtë farsë Kuvend të tijin medemek për gjuhën shqipe, është sa mjerane aq dhe e pamorlashme.

Është si të krahasosh të pakrahasueshmen!

Patritotët dhe gjuhëtarët në fillim shekullin e kaluar, pas përpjekjeve dhe një pune kolosale dhe me dashuri për vendin, ia arritën të shpëtojnë gjuhën shqipe dhe të bashkojnë kombin përmes gjuhës së tyre në Kongresin famëmadh të Manastirit.

Ndërsa Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar ka dëbuar shqiptarët jashtë vendit dhe shkollës e gjuhës shqipe i ka vënë dërmën, duke rritur nga viti në vit numrin e analfabetëve dhe të analfabetëve funksionalë.

E tani do që “të marrë” atributet e partiotëve, atyre që lëvruan dhe ruajtën me fanatizëm gjuhën shqipe, duke bërë lajm se “shqipja do të jetë gjuhë zyrtare edhe e BE-së dhe që me siguri do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe të veçantat në Union”.

Sigurisht që kjo do të ndodhë, por jo për meritë të Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij.

Pasi politika e tyre është propagandë dhe mashtrim!

Edi Rama premtoi: buxhet për arsimin 5% të PBB dhe po e lë në nivelet më të ulta, 2.36%; rrokadë me tekset, futi tekse të përkthyera të cilat ishin për botën e tretë, që jo vetëm kishin mendësi dhe tipologji të një kulture tjetër, por u përkthyen me gabime konceptuale dhe gjuhësore tejet të rënda duke deformuar gjuhën shqipe; shkolla të mira e të sigurta, por i ka kthyer në “han pa porta” ku mësimi zhvillohet në nivele mbijetese dhe dhuna e përdorimi i lëndëve narkotike kanë vënë në rrezik serioz të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve; ndryshim në “shërbime dhe financime “për univeristetet por i ka lënë në mëshirë të fatit dhe programet e mësuesisë, sidomos ato të gjuhës dhe letërsisë në mes të udhës, duke u mbyllur nga viti në vit, pra pikërisht, përçuesit e drejtëpërdrejtë të gjuhës shqipe.

Nxënësit shqiptarë lexojnë dhe nuk kuptojnë, lexojnë dhe nuk mendojnë (PISA 2022), pasi shkolla është kthyer në një institucion propagande dhe fiktiviteti të pamasë ku rëndësi ka forma dhe jo përmbajtaj, ku rëndësi ka ajo që thuhet dhe jo ajo që bëjnë, ku rëzultatet fiktive dhe të gënjeshtra janë një mashtrim me dëme të parikupreueshmë për vite të tëra.

E le pastaj gjuha e dhunës, fyerjeve, sharjeve, metaforave dhe epitete që Edi Rama etikon këdo që e pengon në rrugën e tij duke basarduar përdorimin e gjuhës shqipe në publik.

Ndërkohë Edi Rama është kthyer në fytytën e korrupsionit duke dëmtuar imazhin e shqiptarëve dhe Shqipërisë në botë, sot kërkon një degë, dhe gjeti të keqpërdorë këtë ditë të shënjuar që bën krenarë mbarë shqiptarinë kudo jetojnë.

Eh, një analogji e dështuar, të krahasohesh me të pakrasueshmen Kongres të Manastirit, me mendjet e ndritura dhe të mençura të kombit dhe imagjoni tani tufën e lubive hajdutë të Ramës.

As degë ku “të varet” nuk gjen dot më, jo…

Foto 1: Komisioni i Kongresit të Manastirit, Gjergj Fishta, Mid”hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Grigor Cilka, Dhimitër Buda, Shahin Kolojna, Sotir Peci, Bajo Topulli, Nyz’het Vrioni.

WhatsApp Image 2024 11 22 at 15.20.00

Foto 2: Edi Rama në një Kuvend që vetëm ai e di dhe e kupton.

Exit mobile version