Mirela Karabina: Nuk zhgënjen Erion Veliaj, gjen “shpëtim” te projekti i Lulzim Bashës për shkollat

Nga Mirela Karabina

Erion Veliaj ashtu si në fillimet e tij si kryebashkiak, edhe sot në pikiatën e turpshme të karrierës politike për shkak të korrupsionit dhe hetimit nga SPAK, gjen përsëri “shpëtim” te një projekt i Lulzim Bashës, këtë herë ka vjedhur projektin e Demokratëve Euroatlantikë për sigurimin e ushqimit falas për nxënësit në shkolla.

Por si kopjac i keq që është, hesapet i bën pa hanxhinë!

Flet për ushqim, por do konsumohet në klasë, aty ku mësohet sepse tjetër vend shkollat nuk kanë.

Pasi, megjithëse ka shembur të gjitha shkollat e Tiranës sikur jemi në luftë, rast unikal, asgjë nuk ka ndryshuar në mendësinë e funksionimit të një arsimimi cilësor dhe edukim të mirë të nxënësve në shkolla.

Ndërtimi i kantinave të ushqimit, mensa, nuk ka qenë pjesë e projektit në asnjë shkollë të ndërtuar apo rindërtuar!

Edhe ndonjë standart që kanë pasur shkollat me oborre dhe fusha sportive të hapura, edhe ato Veliaj i shembi duke vjedhur ҫdo pëllëmbë të tyre për ndërtim.

Sepse qëllimi Erion Veliajt ka qenë përftimi dhe jo shërbimi për nxënësit!

Ky është Erion Veliaj, kryebashkiaku sot nën hetim nga SPAK e që shokët e tij drejtorë bashkiakë i ka në burg për ndërtimin e skemave mafioze të vjedhjes së parave publike, i cili kur mori Bashkinë Tiranë vodhi ҫdo projekt të Lulzim Bashës si: Bulevadi i Ri, Pazari i Ri, Rruga e Kosovarëve e shumë të tjerë.

Ndërsa Planin Regullues të Tiranës, të cilin vetëm Lulzim Basha e hartoi, e hodhi në kosh, dhe ashtu sikurse dhe shefi tij Edi Rama ecën që të dy, qëllimisht, pa plan rregullues të qytetit për të bërë kasaphanën e betonizimt të qytetit përmes pastrimit të parave të ardhura nga burime të dyshimta.

Ndërsa projektin e përfunduar për tram-min e Tiranës të Lulzim Bashës, e bllokoi shefi i tij, Rama, duke lënë qytetarët me një shërbim publik më të keq të mundshëm.

Do të kishte qenë normale dhe sukses i Veliajt nëse do deklaronte realizmin e projekteve të ish kryebashkiakut Lulzim Basha, por jo, pasi si kopjac i keq ai nuk e kishte as moralin e as integritetin për ta bërë këtë.

E sot, vjedh përsëri por jo për karrierë më, e ka ves/huq, e si thotë populli,” huqi del me shpirtin”.

Dhe Erion Veliaj është një vjedhës i paqendreqësh që nuk zhgënjen, edhe në keto ditë SPAK-u.

Artikulli paraprak5-vjetori i SPAK, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri
Artikulli tjetërLapardhaja: Politika amerikane e pandryshueshme me të shpallurit “non grata”