Mirela Karabina: Përfaqësimi i grave në vendimmarrje, një domosdoshmëri për zhvillimin demokratik

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka shpërndarë një mesazh në profilin e saj në Facebook, ku flet për rëndësinë e përfshirjes së grave në nivelet vendimmarrëse, qendrore dhe lokale.

Karabina mori pjesë në një forum të organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Sida, në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), i cili u zhvillua në kuadër të procesit të Zgjedhjeve Qendrore 2025, me temën “Përfshirja e grave në vendimmarrje”.

Gjatë forumit u diskutua mbi rolin e grave në politikë, sfidat dhe përparimet e deritanishme në këtë drejtim, si dhe rëndësinë e përfaqësimit të barabartë dhe cilësor të grave në institucione.

Postimi i plotë i Mirela Karabinës:

Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Sida në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), organizuan në Elbasan një forum në kuadër të procesit te Zgjedhjeve Qendrore 2025 me objektiv strategjik “Përfshirja e grave në vendimarrje”.

Diskutuam dhe ndamë eksperienca rreth nivelit të përfshirjes së grave në nivele qendrore dhe lokale të përfaqësimit, rëndësisë dhe angazhimit të domosdoshëm të përfaqësimit të gruas në këto nivele.

Gruaja përbën gjysmën e popullsisë, përfaqësimi i saj duhet të jetë jo vetëm cilësor por dhe sasior.

Exit mobile version