Mirela Karabina përgënjeshtron Agron Shehajn: Padia për Xhaçkën në Kushtetuese u bë nga nënkryetar i Sali Berishës

Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka reaguar pas një daljeje televizive të Agron Shehajt, i cili përdori emrin e Lulzim Bashës për të sulmuar grupimin e deputetëve të PD-së, të cilët në vitin 2022 paraqitën një padi në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Karabina i kujton Shehajt se gjatë asaj periudhe, Basha kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij, ndërsa padia ishte iniciuar nga Gazment Bardhi, sot nënkryetar i Sali Berishës. Ajo theksoi se nëse Shehaj ka informacione për lidhje të mundshme mes Edi Ramës dhe kësaj padie, duhet t’i denoncojë ata me emër e mbiemër, e jo të përdorë emrin e Bashës për sulme të pavërteta.

Karabina më tej thekson se lufta ndaj korrupsionit kërkon guxim dhe koherencë, jo gjysmë të vërteta nga gjysmë politikanë.

Reagim i plotë i zëdhënëses së Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina:

Pak më parë, gjatë një dalje televizive, Agron Shehaj përdori emrin e z. Basha për të sulmuar grupimin e deputetëve të PD-së, që në 18 nëntor të vitit 2022 prezantuan një padi në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Dua t’i rikujtoj z. Shehaj se në atë periudhë, kur z. Shehaj zgjodhi të luftonte korrupsionin në krah të një të sanksionuari për korrupsion madhor nga SHBA, z. Basha ishte dorëhequr nga funksionet e tij, ndërsa padia për të cilën flet z. Shehaj, u prezantua në GJK nga Gazment Bardhi, që sot është nënkryetar i Sali Berishës.

Nëse z. Shehaj ka informacion se z. Rama ka bashkëpunuar apo ka korruptuar për padinë në Kushtetuese të z. Bardhi dhe deputetët e tjerë, të gjejë guximin dhe t’i denoncojë me emër e mbiemër, dhe të mos përdorë emrin e z. Basha për anatemime të pavërteta.

Lufta ndaj korrupsionit kërkon guxim dhe koherencë, jo gjysmë të vërteta nga gjysmë politikanë.

Artikulli paraprak“Vendimi zbatohet”: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen “Xhaçka”
Artikulli tjetërVendimi/ Sali Berisha mbetet non-grata në Angli, nuk i lejohet apelimi