Mirela Karabina: Prrenjasi po boshatiset – jo vetëm nga varfëria, por edhe nga shpërfillja e pushtetit

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të ashpra pas mobilizimit të administratës publike në funksion të takimeve elektorale në Elbasan.

Në një deklaratë publike, Karabina denoncon boshatisjen e qytetit të Prrenjasit jo vetëm nga mungesa e mundësive dhe largimi i të rinjve, por edhe nga largimi fizik i administratës për qëllime propagandistike.

“Prrenjasi po boshatiset nga varfëria, mungesa e mundësive dhe shpërfillja nga pushteti. Një qytet dikur i gjallë, sot përballet me largimin e të rinjve, mungesën e punës dhe shërbimeve jetike.” – shprehet Karabina.

Ajo shton se sot qyteti u boshatis edhe më shumë, kur punonjës të institucioneve publike u transportuan me furgona drejt Elbasanit për të mbushur sheshin në mitingun e kryeministrit.

“Ky është realiteti i trishtë i shtetit të Edi Ramës: një administratë e përdorur për propagandë dhe një qytetar i lënë në mëshirë të fatit.”

Karabina bën thirrje për ndryshim, duke theksuar se Prrenjasi meriton punë, dinjitet dhe zhvillim të vërtetë, jo shfaqje të inskenuara dhe boshllëk politik.

“Voto Shqipërinë dhe jo Edi Ramën,” është mesazhi i saj drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi i plotë i Karabinës:

Prrenjasi po boshatiset nga varfëria, mungesa e mundësive dhe shpërfillja nga pushteti.

Një qytet dikur i gjallë, sot përballet me largimin e të rinjve, mungesën e punës dhe shërbimeve jetike.

 

Por sot, Prrenjasi u boshatis edhe më shumë, jo nga qytetarët, por nga administrata, punonjës të ujësjellësit e të spitalit, të cilët u transportuan me furgona drejt Elbasanit për të mbushur sheshin në takim elektoral të kryeministrit.

 

Ky është realiteti i trishtë i shtetit të Edi Ramës që përdor politikisht administratën për propagandë, ndërsa qytetarët i lë në mëshirë të fatit.

 

Prrenjasi meriton punë, dinjitet dhe zhvillim të vërtetë.

Voto Shqipërinë dhe jo Edi Ramën.

 

#besoteshiperia

#shqipëriameritonmëshumë

#elbasanimeritonmeshume

#fyp #f #fy #fypp #fypage #fyppage #fypシ

Exit mobile version