Mirela Karabina: Rilindja dhe Rithemelimi në të njëjtën varkë të halleve të përbashkëta!

Nga Mirela Karabina

“Përfaqësuesit e popullit”, Rilindje PS & Rithemelim PD që janë në të njëjtën varkë halli, e kanë kthyer busullën mbrapsh, interesi i tyre është plotësisht personal, elektorati as nuk përfaqësohet nga ta dhe as ka halle të përbashkëta me ta.

Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës dhe politikanët e korruptuar që dashurohen natën dhe zihen ditën, që jetën ia kanë vështirësuar shqiptarëve, që ia dëbuan fëmijët e tyre dhunshëm rrugëve të botës, që i kanë shpërfillur, gënjyer e mashtruar “në emër të populli”.

Amnistia penale që liroi të korruptuari dhe mbyllja e listave që i mohoi shqiptarëve të zgjidhnin më të mirët e tyre, është dëshmi e qartë e pazarit të pisët mes deputetëve të Rilindje&Rithemelim.

Qytetarët duan zgjidhje, shqiptarët nuk kanë nevojë të shohin “teatër parlamentar” që është në dëm të interesave të tyre.
Shqiptarët më shumë, Shqipëria meriton më shumë.

Artikulli paraprakPerëndimi në shënjeshtër të Rusisë? DW: Çfarë është doktrina e re bërthamore që u shpall nga Putin
Artikulli tjetërQindra mijëra qytetarë rrezikojnë të mbesin pa pension/ Kontributet e papaguara arrijnë në 200 milionë euro