Nga Mirela Karabina
“Përfaqësuesit e popullit”, Rilindje PS & Rithemelim PD që janë në të njëjtën varkë halli, e kanë kthyer busullën mbrapsh, interesi i tyre është plotësisht personal, elektorati as nuk përfaqësohet nga ta dhe as ka halle të përbashkëta me ta.
Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës dhe politikanët e korruptuar që dashurohen natën dhe zihen ditën, që jetën ia kanë vështirësuar shqiptarëve, që ia dëbuan fëmijët e tyre dhunshëm rrugëve të botës, që i kanë shpërfillur, gënjyer e mashtruar “në emër të populli”.
Amnistia penale që liroi të korruptuari dhe mbyllja e listave që i mohoi shqiptarëve të zgjidhnin më të mirët e tyre, është dëshmi e qartë e pazarit të pisët mes deputetëve të Rilindje&Rithemelim.
Qytetarët duan zgjidhje, shqiptarët nuk kanë nevojë të shohin “teatër parlamentar” që është në dëm të interesave të tyre.
Shqiptarët më shumë, Shqipëria meriton më shumë.