Mirela Karabina: “Shokët e Ramës në burg, por ai injoron realitetin në Elbasan”

Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe gjendjes në qytet. Në një deklaratë publike, Karabina shprehet se, pavarësisht arrestimeve të disa prej bashkëpunëtorëve të Ramës për korrupsion dhe vjedhje ndaj qytetarëve, kryeministri vijon të injorojë realitetin e vështirë që përjetojnë banorët e Elbasanit.

“Shokët e Edi Ramës janë në burg sepse kanë vjedhur qytetarët, por ai vazhdon të mbyllë sytë përballë varfërisë, dhunës ndaj administratës dhe përdorimit të turpshëm të nxënësve dhe mësuesve për qëllime elektorale,” – u shpreh Karabina.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit të çlirohen nga frika dhe presioni politik dhe të votojnë për një alternativë që sjell ndryshim dhe dinjitet për qytetin.

“Elbasani meriton më shumë. Shqipëria meriton më shumë,” – përfundon ajo, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 4 në zgjedhje: Koalicionin Euroatlantik.

#Voto4
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#ElbasaniMeritonMëShumë
#Zgjedhjet2025
#DemokraciaNisNgaTi

Artikulli paraprakBSH: Çmimet e banesave u rritën me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Artikulli tjetërPëllumb Seferi: “Çdo mbështetje është inkurajim për ndryshim më 11 Maj!”