Blegtoria është sektori që po pëson tkurrje. Vetëm në vitin 2023 sipas INSTAT në Shqipëri ka 35 gjedhë më pak, po ashtu rënie kanë pësuar edhe të imtat, ku numërohen 247 mijë dele dhe më pak.
Tkurrja e blegtorisë ka sjell rritje të importit të mishit, ku për vitin 2024 në vendin tonë janë importuar 48 mijë ton mish, ose 3.4% më tepër krahasuar me vitin 2023. Mungesa e subvencioneve i ka detyruar blegtorët t’i vendosin drynin stallave.
Eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli thotë: “Rënie në tërësi e blegtorisë në tërësi reflekton këtë efekt mungesën e mishit dhe të qumështit. Nëse do t’i referohemi doganave të një viti më parë në muajit janar-mars kemi mbi 2 milion euro të importit të qumështit. Arsyeja është e vetme se industria përgatitet për sezonin që vjen dhe prodhuesit vendos nuk kanë sasi t’i përgjigjen kërkesës. Kjo e detyron biznesin t’i drejtohet tregut evropian”.
Tryeza e konsumatori shqiptar po mbushet me mishin dhe qumësht importi. Industria e përpunimit të mishit dhe qumështit, lëndën e parë e siguron në tregjet botërore, kjo sepse fermat blegtorale nuk I përgjigjen dot kërkesës së tyre në sasi.
“Në fakt ka shumë shtete Argjentina, Brazili, Rumania, Bullgaria, Greqia si dhe Maqedonia e Veriut”, shton Resuli.
Subvencioni për krerë është i pamjaftueshëm për fermerët që të shtojnë numrin e gjësë së gjallë në stane.
Blegtorët shpesh herë në protestat e tyre kërkojnë një tjetër mbështetje lek për litër qumësht, thirrje kjo që nuk është dëgjuar nga Mbretëria e Bashkuar, që është dhe institucioni përgjegjës që harton politikat mbështetëse për fermerët.