Pyetja se a duhet të hamë mishin e kuq dhe se a është i mirë për shëndetin tonë apo jo, ka qenë një pikëpyetje për një kohë shumë të gjatë.
Sidoqoftë, studimet e bëra në kohët e fundit sugjerojnë se të ngrënit mish të kuq dhe djathë, kryesisht produktet me qumësht nuk janë edhe aq të rrezikshme, madje munden ta ulin rrezikun e një vdekje të hershme, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit nga universiteti McMaster të Kanadasë kanë kryer një studim, prej 218.000 të rriturve nga 50 vende të ndryshme të botës, duke i ndarë ata në 5 kategori duke u bazuar nga dieta e tyre.
Me këtë studim erdhën në përfundim se nëse hani një sasi mesatare me mish çdo ditë, njëjtë sikur dietat e balancuara, mundet të ul rrezikun për një vdekje të hershme.
Ekipi i hulumtimit kanë paraqitur punën e tyre në një konferencë në Gjermani, kryesisht në shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë, duke përfshirë gjithashtu në deklaratën e tyre se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për numrin e karbohidrateve që i përfshijnë në dietat e tyre.
“Duhet të rikonsiderohet fakti se çka përfshin një dietë kualitative, për një popullsi të tërë”, thekson profesori Dr. Andreë Mente, drejtor i hulumtimeve në institutin e hulumtimeve për shëndetësi, ne universitetin e Kanadasë.
Sipas NHS- Nation Health Service, kanë rekomanduar që njerëzit të cilët kanë ngrenë 90g mish të kuq duhet ta ulin përdorimin në 70g.
Të ushqehesh shëndetshëm vazhdon profesori do të thotë nënkupton të rishikosh dietën në tërësi, jo vetëm t’i kushtoni rëndësi produkteve individualisht.
“Mishi dhe ushqimet apo produktet të qumështit, mund të çojnë deri tek një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, përderisa i shoqëroni ato me peme dhe perime dhe produkte tjera të shëndetshme, shanset për rreziqe të zemrës apo kancerit nuk janë të mëdha.