Konsumimi i rregullt i ushqimeve si biftekët apo sallami mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studiuesit.
Pas një analizë që u kanë bërë disa studimeve, shkencëtarët kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë mish të përpunuar në nivele të larta janë 9% më të rrezikuara që të zhvillojnë kancer të gjirit, krahasuar me ato që konsumojnë më pak.
Studimi mbështet të njëjtat konkluzione të nxjerra nga Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.
Ekspertët rekomandojnë kujdes për sa i takon këtyre studimeve.
Sa të besueshme janë këto rezultate?
Studimi, që përfshin të dhëna të më shumë se 1 milionë grave, tregon një lidhje mes konsumimit të mishit të përpunuar dhe rrezikut për kancerin e gjirit, megjithatë nuk është e qartë nëse ky ushqim e shkakton kancerin.
15 studimet e marra në analizë kanë gjithashtu definicione të ndryshme lidhur me nivelet e larta të konsumimit.
Për shembull, një nga studimet britanike e klasifikon konsumimin e lartë si më shumë se 9 g në ditë – e abarazvlefshme me 2 ose 3 feta të holla në javë – ndërkohë që në studimet e tjera është më e lartë.
Autorët e këtij studimi, që është publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Kancerit, thonë se lidhja është zbuluar vetëm për mishin e përpunuar, dhe jo me mishin e kuq.