“Misioni i jetës time politike, rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë”, Basha me të rinjtë në Durrës, hedh simbolikisht karrigen e pushtetit

Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës ku prezantoi kandidatin Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se misioni politik është që rinia të marrë në dorë fatet e vendit e të mos largohet jashtë. Në mënyrë simbolike Basha hodhi edhe një karrige, të cilën e konsideroi karrigen 30 vjecare të pushtetit, të modelit të vjetër.

”Sot këtu ka shpresë, ka shpresë se ka rini dhe jo shpresë na mbushim me besim se e diela do të jetë plot diell e ndriçim. Pjesa më e madhe janë jashtë, largimi i rinisë është tregues i dështimit të modelit që na ka qeverisur. E kam fjalën për modelin e dështimeve e të korrupsioni që kemi ditë që e denoncojmë.Këto janë modele të ndryshme, modeli i dështimeve, korrupsionit, kapjes së gjithckaje në një dorë, modeli i politikës së vjetër, që pushtetin e sheh si pronë private, e shohin pushtetin si çifligun e tyre, dhe ndaj shqiptarët i shohin si shërbërtorë të tyre. E kemi parë këtë në protestën e studentëve, e pamë si i mbushi poturet, por më pas nisi me përcarje premtime të rreme, e ja ku jemi sot, dhe asgjë s ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon e ka mendjen te karrigia, dhe për hir të kësaj është gati ti vë kazmën gjithckaje. Ka frikë rininë.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmisioni i jetes time politike rinia te marre ne dore fatin e shqiperise basha me te rinjte ne durres hedh simbolikisht karrigen e pushtetit%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebKanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit. Kur ngritëm zërin për inceneratorët na thanë nisi politika e baltës. Tani e ka futur kokën poshtë minderit. 430 mn euro nuk janë prova boshe, janë prova të faktuara nga komisioni hetimor, tangopolin e Shqipërisë.Kanë 30 vjet nuk lëshojnë karriget, që mos i hapin rrugë rinisë, të ardhmes, kujtojnë se do e kenë të lehtë. Na shohin të rinj e mendojnë se do i shtyjnë, por e kanë gabim. E kundërta do të ndodhë jemi bashkë për ta hedhur ne këtë model 30 vjecar. Nuk janë fjalë në erë gënjeshtra e shpifje. Të njëjtën taktikë ka, ne po i forojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur dhe e konsideroj misionin e jetës time politike, që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Ta marrë në dorë fatet ekomonike shoqërore e politike.” tha Basha.

 

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë së Ukrainës bën bilancin: Të paktën 198 të vrarë nga pushtimi rus, 1115 të plagosur, 33 fëmijë
Artikulli tjetër“Paguajmë dhe s’marrim shërbim”, kandidati i PD-së në Durrës denoncon kazanët e tejmbushur me plehra: Në 100 ditët e para do ta pastrojmë këtë qytet