Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës ku prezantoi kandidatin Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se misioni politik është që rinia të marrë në dorë fatet e vendit e të mos largohet jashtë. Në mënyrë simbolike Basha hodhi edhe një karrige, të cilën e konsideroi karrigen 30 vjecare të pushtetit, të modelit të vjetër.
”Sot këtu ka shpresë, ka shpresë se ka rini dhe jo shpresë na mbushim me besim se e diela do të jetë plot diell e ndriçim. Pjesa më e madhe janë jashtë, largimi i rinisë është tregues i dështimit të modelit që na ka qeverisur. E kam fjalën për modelin e dështimeve e të korrupsioni që kemi ditë që e denoncojmë.Këto janë modele të ndryshme, modeli i dështimeve, korrupsionit, kapjes së gjithckaje në një dorë, modeli i politikës së vjetër, që pushtetin e sheh si pronë private, e shohin pushtetin si çifligun e tyre, dhe ndaj shqiptarët i shohin si shërbërtorë të tyre. E kemi parë këtë në protestën e studentëve, e pamë si i mbushi poturet, por më pas nisi me përcarje premtime të rreme, e ja ku jemi sot, dhe asgjë s ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon e ka mendjen te karrigia, dhe për hir të kësaj është gati ti vë kazmën gjithckaje. Ka frikë rininë.