Misteret kuantike

Fitues të çmimit Nobel për fizikë kanë dëshmuar larg çdo dyshimi se bota fizike është një oqean i madh energjie, e cila materializohet dhe dematerializohet në një fraksion sekonde, sërish prej fillimit. Asnjë nuk është e fortë. Kjo është bota e fizikës kuantike.
Ata kanë dëshmuar se janë mendimet ato që e tubojnë dhe e mbajnë bashkë këtë fushë të përjetshme të ndryshueshme energjie në objektet çfarë i shohim.
Gjithsesi, kjo është ajo që i përbën të gjitha objektet.
I kemi pesë shqisa fizike (të parit, tingullin, prekjen, aromën dhe shijen). Secila prej këtyre shqisave kanë një spektër të veçantë (për shembull, qeni lëshon spektër të ndryshëm të zërit se ne, gjarpri sheh spektër tjetër drite prej nesh, e kështu me radhë). Me fjalë të tjera, grupi ynë i shqisave percepton detin e energjisë nga një pikëvështrim dhe krijon fotografi prej tyre.
Kjo nuk është e plotë, nuk është e saktë. Ky është vetëm interpretim.
Të gjitha interpretimet tona bazohen ekskluzivisht në “hartën tonë të brendshme” të realitetit, të cilin e kemi e jo në të vërtetën e plotë. “Harta” jonë është rezultat i përvojave kolektive nga jeta jonë personale. Mendimet tona janë të lidhura me atë energji të padukshme dhe ato e përcaktojnë se si do të
formohet energjia. Mendimet e tua në kuptim të drejtpërdrejtë e ndryshojnë kozmosin në bazë të “grimcë pas grimce”, duke krijuar jetën tuaj fizike.
Shikoni rreth vetes. Gjithçka që shihni në botën tonë fizike ka filluar si ide, e cila është rritur deri sa nuk është rritur mjaft përmes disa hapave. Ju tekstualisht jeni bërë ajo për çka më së shumti mendoni.
Jeta juaj është bërë ajo që e keni menduar e besuar. Bota është fjalë për fjalë pasqyrë, ua mundëson ta përjetoni në planin fizik atë që e mbani si të vërtetë tuajën… gjithnjë derisa të mos e ndryshoni.
Fizika kuantike na tregon se bota nuk është gjë e pandryshueshme ashtu si duket. Në vend të kësaj, ajo është vend shumë fluid, i cili në vazhdimësi ndërtohet me ndihmën e mendimeve tona individuale dhe kolektive. Ajo që mendojmë se është e vërtetë në të vërtetë është iluzion, gati se magji.
Për fat, kemi filluar ta zbulojmë iluzionin dhe, ç’është më e rëndësishme, se si ta ndryshojmë. Prej çfarë përbëhet trupi ynë?
Trupi i njeriut përfshin një sistem të dyfishtë, që përfshin sistemin kardiovaskular, digjestiv, endokrin, të muskujve, nervor, riprodhues, respirator dhe urinar.
Çka i përbën këto sisteme?
Indet dhe organet.
Prej çkahit janë të ndërtuar indet e organet?
Prej qelizave.
Çka i përbën qelizat?
Molekulat.
Çka i përbën molekulat?
Atomet.
Çka i përbën atomet?
Grimcat sub-atomike.
Çka i përbën grimcat sub-atomike?
Energjia!

Udhëtimi në kohë

Nëse dikush që udhëton në kohë do të kthehej pas dhe do të takonte gjyshërit, a do ta parandalonte lindjen e tij? Ky është thelbi i një teorie të famshme, e njohur si “paradoksi i gjyshit”, që do të thotë se udhëtimi në kohë është i pamundur. Mirëpo disa kërkime kanë arritur në përfundime të tjera. Një grup shkencëtarësh ka krijuar, për herë të parë, një simulim, me anë të të cilit do të mund të shohin si mund të ndërveprojnë dy fotone që udhëtojnë në kohë. Ata sugjerojnë se, të paktën në nivel kuantik, kapërcimi i kohës mund të jetë i mundur.
Studimi përdori fotone – grimca të vogla drite – për të stimuluar grimcat kuantike për të udhëtuar në kohë. Duke studiuar sjelljen e fotoneve, shkencëtarët treguan aspekte të çuditshme të fizikës moderne. Në simulim, kërkuesit ekzaminuan dy rezultate të mundshme për një foton që udhëton në kohë. E para, “fotoni 1” do të udhëtonte përmes “vrimës së krimbit” drejt së shkuarës dhe do të ndërvepronte me versionin e tij më të vjetër. E dyta, “fotoni 2” udhëton përmes kohë-hapësirës normale, por ndërvepron me një foton, që ka ngecur në një lak udhëtues në kohë, përmes një “vrime krimbi”, i njohur si “kurba e mbyllur e kohës”. Kërkimi u bë nga një grup shkencëtarësh në Universitetin “Queensland” në Australi dhe rezultatet u publikuan në revistën “Nature Communications” (“Komunikimet e Natyrës”).

Artikulli paraprakFillesat e universit tonë
Artikulli tjetërPas hashashit nis edhe kultivimi i bimës së heroinës