Një diplomat rus është gjetur i vdekur rrugës për në ambasadën ruse në Berlin. Ngjarja ka ndodhur në 19 tetor, por lajmi sapo ka dalë Der Spiegel.
Sipas listës zyrtare të diplomatëve, 35-vjeçari është akredituar si sekretar në ambasadën ruse të Berlinit. Autoritetet gjermane të sigurisë, megjithatë, zbuluan se ai ishte agjent i shërbimit sekret të brendshëm rus FSB, shkruan Der Spiegel. Ai mësohet se kishte lidhje edhe me një zyrtar të lartë në drejtorinë e dytë të FSB-së.
Burri dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë nga një kat i lartë i ambasadës. Versioni zyrtar rus flet për një “aksident tragjik”.
Diplomati mndohet të ketë rënë nga një dritare në katet e sipërme të ndërtesës për “arsye të panjohura”. Ambasada nuk bëri autopsi, ndërsa trupi tani është transferuar në Rusi. g.v/abcnews.al