Misteri i merkatos

Trajneri i Manchester United ka zbuluar në një intervistë të fundit se nuk ka qenë aspak e lehtë ta bindte Paul Pogba-në të transferohej në “Old Trafford”. Sipas portugezit, objektivi i parë i “Djajve të Kuq” është të kthehen menjëherë në Champions League. “Ka qenë shumë e vështirë për ta bindur. Ka patur shumë biseda telefonike me të dhe kemi shkëmbyer shumë sms. Unë besoj se ai në mëngjes ka patur kontakte me trajnerë të klubeve të tjera të mëdha, ndërsa pasdite komunikonte me mua. Jam lodhur shumë për ta bindur se ishte më mirë për të që të zgjidhte Manchester United. Nuk luan në Champions? Ky kompeticion nuk është i njëjtë pa United, por edhe Manchester United nuk është i njëjtë pa Championsin. Hapi ynë i parë i madh duhet të jetë kthimi në Championsin, por për t’ia dalë mbanë duhet të bëjmë mirë në Premier League”, u shpreh Murinjo.
Pavarësisht humbjes në derby me Manchester City-n, Mourinho. ka ndjesi shumë pozitive për startin e sezonit nga “Djajtë e Kuq”. “Edhe Roma nuk u ndërtua brenda një dite e ndoshta për të ndërtuar një skuadër është më e vështirë se të ndërtosh Romën. E ndjej që djemtë dëshirojnë të punojnë edhe për mua, kanë ambicien time dhe të njëjtin nivel impenjimi si unë. Jam shumë optimist me përgjigjet që po më japin në fushë, prandaj jam shumë optimist”, tha ai.
Mourinho theksoi më pas se. “Dajtë e Kuq” kanë kaluar një periudhë tranzicioni, gjatë se cilës kanë humbur disa vlera të skuadrës. “Gjatë tre viteve të fundit. Manchester United ka bërë disa hapa prapa. Më e keqja është se nuk luajmë në Champions. Duhet t’i japim skuadrës një stil të qartë loje që të ketë një lidhje më të fortë me tifozët. Duhet të marrim rezultatet pozitive. E nisëm mirë, por maratona është një garë e gjatë. Sigurisht që ndonjëherë do të ketë edhe rezultate jo të kënaqshme, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Murinjo.
Më shumë se 500 milionë paund ose mbi 600 milionë euro. Kjo është shuma monstruoze që Manchester United ka arkëtuar gjatë sezonit 2015 – 2016. Bëhet fjalë për të ardhura të siguruara nga shitja e biletave, nga të drejtat televizive dhe kontratat me sponsorët. Vetëm klubi i Barcelonës ka një shifër më të lartë të ardhurash. Pavarësisht një sezoni zhgënjyes që u mbyll me trofeun e “FA Cup”, por jo me kualifikimin ne Champions League, Manchester United bëhet klubi i parë anglez që i kalon gjysmë miliard paund arkëtime, ose më saktë 515.3 milionë.
Familja Glazer, 140 milionë paund i ka fituar vetëm nga të drejtat televizive, 106 milionë nga shitja e biletave, ndërsa 268 milionë nga sponsorët, me Adidas në krye.

Exit mobile version