Mit’hat Havari: Basha, i vetmi politikan që nuk ka lidhje me botën e krimit

I ftuar në Dritare TV në intervistën e ditës me gazetarin Ermal Peçi, ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Mit’hat Havari, është shprehur me vlerësim maksimal për kreun e PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Havari u shpreh se Basha është i vetmi politikan që nuk është akuzuar asnjëherë për lidhje me botën e krimit apo i korruptuar.

“Basha është burri më i ndershëm i politikës shqiptare. Ai nuk është akuzuar asnjëherë për lidhje me botën e krimit apo i korruptuar. Të vetmin defekt që i kujton sot Edi Rama Lulzim Bashës është 7×7=42. Tjetër gjë nuk kam dëgjuar. Një lapsus që mund t’i ndodhë kujtdo. Por tjetër gjë Edi Rama nuk i ka thënë, se s’ka çfarë t’i thotë.”

Exit mobile version