“Mjekësia” kundër punës me detyrim/ Drafti kundër emigrimit, studentët: S’na pyetën. Kemi gati projektin tonë

Studentët e Mjekësisë shprehen se do të paraqesin një projektligj të tyre përmes së cilës i jepet zgjidhje frenimit të largimit të bluzave të bardha. Duke kundërshtuar nismën e re të qeverisë, shprehen se nuk u zbatua kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për konsultime mes palëve.

Qeveria propozon 3 vite punë të detyruar në Shqipëri për studentët e mjekësisë e punësim brenda 3 muajve nga moment i përfundimit të fakultetit.

Projekti është kundërshtuar edhe një herë nga të rinjtë, duke e cilësuar rikthim e draftit të papranueshëm

Shprehen se nuk u është marrë mendim.

Problemi, sipas tyre, nuk është te krijimi i vendit të punës.

Zgjidhje për ndalen e largimit të bluzave të bardha e shohin te investimet.

Paralel me projektin e qeverisë studentët deklarojnë se po përgatisin një draft të tyre, për të cilin shprehen se u lind e drejta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Exit mobile version