Të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit deri më 31 mars, do të pushohen nga puna.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris, raporton Protothema.
“Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij që ata mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek” , shpjegoi Thanos Plevris, duke folur për SKAI-n.