Regjimi i varfër ushqimor, jeta sedentare, abuzimi me alkoolin dhe obeziteti janë disa prej shkaktarëve të një prej sëmundjeve më të shpeshta në radhët e shqiptarëve, siç është koliti
Një tjetër faktor që çon drejt shfaqjes së kolitit është edhe stresi emocional e fizik, më të cilin përballemi gjatë ditës.
Disa prej simptomave të zakonshme të kolitit janë: dhimbja e vazhdueshme e barkut, kapsllëk ose diarre, ethe dhe ndryshime të pashpjegueshme të temperaturës trupore, rënie nga pesha, dehidratim dhe prani gjaku në jashtëqitje.
Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe koliti mund të mbahet nën kontroll nëse tregohemi të kujdesshëm sa i takon ushqimit dhe përjetimit të lëkundjeve emocionale, si dhe ndiqni dy trajtimet e mëposhtme:
Trajtim me ujë orizi
Orizi bën pjesë në familjen e drithërave. Ai është i pasur me fibra të tretshme të cilat përmirësojnë dukshëm veprimtarinë e sistemit tretës.
Për trajtimin e mësipërm ju nevojiten 500 g oriz dhe 2 litra ujë. Zieni orizin me ujin për 25-30 minuta. Më pas hiqni gradualisht orizin dhe filtrojeni. Lëngun e përftuar ruajeni në frigorifer dhe pijeni dy herë në ditë.
Trajtim me fara liri
Edhe pse në një madhësi thuajse të pakonsiderueshme, farat e lirit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin e njeriut, sidomos në sistemin tretës.
Ato kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë dhe përbërës antinflamtorë që stimulojnë tretjen dhe luftojnë inflamimin e zorrës së trashë. Trajtimi me fara liri duhet ndjekur në mënyrë rigoroze për 15 ditë me radhë pa ndërprerje.
Gjatë kësaj kohe duhet të hiqni dorë nga ushqimet e skuqura, erëzat pikante, ushqimet me aciditet të lartë si agrumet e domatet, si dhe duhet të tregoheni të moderuar në lidhje me konsumin e kafeinës dhe pijeve të gazuara.
Në një gotë ujë 200 ml duhet të shtoni një lugë gjelle me fara lini. Lëreni të pushojë për 12 orë dhe pijeni të nesërmen esëll.