Mjekja gjendet e vdekur në Spitalin e Burrelit

Një prej punonjëseve më të vjetra të Spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur krejt papritur pasditen e djeshme. Sipas informacioneve zyrtare, laborantja Tefta E., 61 vjeç është gjetur e pajetë dje nga një pacient që kishte shkuar për të marrë përgjigjen e analizave rreth orës 15:00. Policia thotë se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete 61-vjeçarja, banuese në Burrel, laborante në Spitalin e Burrelit.
Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune. Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak, i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

Artikulli paraprakTuristja çeke që u hodh nga 15-katëshi, në luftë me vdekjen
Artikulli tjetërTritol makinës së një 57-vjeçari në Sarandë