Mjeku i njohur: Përse demagogët tanë nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve, por kopjojnë vetëm palaçollëkun

Nesër futet në fuqi akti normativ, që sot u botua në Fletoren Zyrtare, për vendosjen me detyrim të maskës sapo të dilni nga dera e shtëpisë me përjashtim të disa kategorive dhe vendeve, si në lokale dhe restorante.

Personat që nesër do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë.

Në aktin normativ theksohet se gjoba për shkelësit do të shkojë te fatura e dritave, por në këtë pikë ka shumë probleme që lindin, pasi shumë individë nuk kanë kontratë me OSHEE-në, pasi jetojnë me qira.

“Në një muaj Italia teston gati 3 milion persona, më tepër se popullsia e gjithë Shqipërisë.

Përse demagogët tanë nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve, por kopjojnë vetëm këtë palaçollëkun e maskave prej bezeje në rrugë??!!”, shkruan ai.

Exit mobile version