Ilir ALLKJA
mjek
QEVERI QË GODET GJITHÇKA!
Procesi i vaksinimit, i cili është disi delikat edhe për shkak të krizës së mosbesimit, pasoje e teorive të shumta konspirative, duhej doemos te ishte tejet transparent duke filluar që nga kontratat, kostot, lejet e importit, transportin, shpërndarjen, logjistikën etj.
Por qeveria e partisë socialiste nuk lejoi të ishte normal as procesi i vaksinimit në Shqipëri!
Kjo qeveri ashtu si gjithë aktivitetin e saj 8-vjeçar edhe procesin e vaksinimit ndaj COVID-19 e mbuloi me shumë propagandë, fshehje të dhënash, dyshime, bllofe, krizë besimi etj.
Zoti kryeministër, zonja ministre, zotërinj komitetas, çështjet e shëndetit publik ju përkasin të gjithëve, të pasurve, të varfërve, të majtëve, centristëve, të djathtëve.
Mos politizoni sëmundjet, vaksinat, lindjet, vdekjet!
Jemi njerëz së pari!