Mjeku: Këto janë ilaçet që çojnë në vetëvrasjen e pacientëve me Covid-19

Mjeku Artan Koni ka folur për fenomenin e vetëvrasjes së pacientëve të infektuar me koronavirus. Dy ngjarje të rënda janë raportuar në vendin tonë ku një 29-vjeçar dhe një 65-vjeçar janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku po merrnin trajtim për Covidin. Në një intervistë për gazetaren e Fax Neës Fjona Çela, Koni sqaroi se janë 2 faktorë që ndikojnë, ana psikologjike e rënduar si dhe ilaçet që marrin pacientët.

Sipas mjekut, ka disa ilaçe që mbingarkojnë gjendjen psikologjike të pacietët ndërsa ngriti pikëpyetje rreth gjendjes së pacientëve që u hodhën nga spitali Covid 2.

“Vetëvrasja e pacientëve ndodh shpesh jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet tjera. Sigurisht që edhe Covidi i ndikon të gjithë njerëzit. Nga ana tjetër, djali 29 vjeçar ishte duke u shëruar dhe të nesërmen do të dilte nga spitali. Pra nuk ishte në gjendje të rëndë dhe këtu është pikëpyetja e parë që lind. Pikëpyetja tek 65 vjeçari është se dhe ai ndihej mirë, edhe ai po përmirësohej. Të nesërmen, papritur u hodh. Këto rrethana ku u hodhën këta njerëz janë të cuditshme, duhen investiguar. Është akoma më e cuditshme pasi nuk dihet cfarë ilacesh janë përdorur tek ata.

Në mjekësi ka ilaçe që për një kohë të caktuar mund të mbingarkojnë psikologjinë e njeriut. Një nga këto janë kortekosteridet që marrin pacientët. Pra nuk e dimë se çfarë ilaçesh marrin. Këto vetëvrasje mund të kenë lidhje me ilacet, patjetër që nuk e përjashtojmë kompentin psikologjik”, tha mjeku Koni.

Nuk la pa përmendur dhe faktin që në dy spitalet Covid në vendin tonë, ISHP nuk e di çfarë trajtimesh i jepen pacientëve dhe zbuloi se cilat janë ilacet që rëndojnë gjendjen psikologjike dhe mund të çojnë në vetëvrasje.

“Infektivi dhe Shefqet Ndroqi paskan mënyra të ndryshme kurimi. Nuk e kuptoj përse ndodh kjo. Shumica e vendeve të botës kanë krijuar disa protokolle mjekimi dhe shpërndahen në spitale që sëmundja të kurohet në mënyrë të njëjtë.

Ilaçet herë pas here shkaktojnë çrregullime psikologjike tek njerëzit. Shumica e tyre janë antibiotikët, antiviralët, antipsikotikët, ilaçet anti hipertensive, ilaçet anti akneik. Kombinimet e tyre, nëse merr një antiviral dhe anti hipertensiv, kombinimi i tyre e shton akoma më shumë rrezikun e çrregullimeve psikologjike”, tha mjeku Koni.

Artikulli paraprakVeliaj-Balla do të prishin 200 shtëpi për t’i dhënë tokën Begos për ndërtim tek pallati me shigjeta
Artikulli tjetër1 në 8 vdekje vjen nga ndotja e ajrit, BBC: Shqipëria, nivel rekord