Mjeku i njohur, Ilir Allkja ka nxjerrë zbuluar ministren, e cila ka publikuar një foto ku nje infermier mat tensionin e gjakut një qytetareje ne natyrë në mes të borës.
Mjeku shkruan se, presioni i gjakut nuk matet në ambjent të jashtëm, sidomos një ambjent të ftohtë me dëborë, kjo pasi vlerat dalin më të larta për shkak të vasokonstriksionit që shkaktojnë temperatura e ulëta!
Postimi i mjekut Allkja
E DASHUR MINISTRE !
Më lejoni t’ju tregoj se presioni i gjakut nuk matet në ambjent të jashtëm, sidomos një ambjent të ftohtë me dëborë, kjo pasi vlerat dalin më të larta për shkak të vasokonstriksionit që shkaktojnë temperatura e ulëta! (Është gafë kjo).
Ju e dashur, s’mund ta dini këtë gjë, sepse s’keni asnjë lidhje me mjekësinë, por në ekipin që merret me PR tuaj duhet të punësoni një mjek.
Jo për gjë, por dukeni keq, se ju nuk jeni si minstrja Balluku, që e zgjidh me një të hipur në eskavator, ju jeni ministre e shëndetësisë!