NDALE SADIZMIN Z. KRYEMINISTËR!
Z. Kryeministër, ti po shkel mbi jetët e shqiptarëve, ndale këto çaste sadizmin, rrespekto ata që vuajnë e ata që po vdesin!
Mijëra të sëmurë janë nëpër shtëpi duke vuajtur me bombula oksigjeni e ti na shet përralla me suksese në shëndetësi, vaksinim selektiv, trajtim mjekësor selektiv, varrim selektiv e kushedi ç’djallin do nxjerësh!
Për 8 vite e shkatërrove sistemin shëndetësor me PPP korruptive ndërsa qindra mjekë e mijëra infermierë i degdise rrugëve të botës!
Mjekët që kanë mbetur në Shqipëri po i intimidon skajshëm, duke i detyruar të durtrokasin për budallallëqet e tua ose i flak në rrugë, i plas në burg… e pale çfarë mënxyre tjetër do të shpikësh për mjekët dinjitozë, këto ditë të zeza për shqiptarët!
Ilir ALLKJA
mjek