Mjeku shqiptar në spitalin e Parmës (Itali), Shpëtim Baçi, i specializuar në problemet e Covid-19 ka thënë sot për Syri Tv se ka pasur bashkëpunim me mjekët në Shqipëri, sidomos me mjekun Pëllumb Pipero për të zbatuar protokollet e fundit për trajtimin dhe diagnostikimin e Covid.
“Dua tu bëj thirrje mjekëve të familjes, që në momentin e parë që zbulojnë virusin, të fillojnë menjëherë të vendosin terapinë.
Të gjithëve tu japin hollusin e gjakut, heparinën. Covid nuk dëmton vetëm mushkrinë por edhe organet e tjera, zemrën, enët e gjakut, pjesën e brendshme të enës së gjakut dhe mushkërisë, duke krijuar trompozë.
Nëse i sëmuri ka temperaturë, kollë, këputje, nuk ndjen shijen dhe nuhatjen, këshillohet holluesi i gjakut. Shumica e viktimave vijnë nga mpiksja e gjakut, trompozat”, ka sqaruar Baçi.